Rreth nesh
Një kompani familjare me përvojë shumëvjeçare në përpunimin e metaleve.
Çfarë është 2DY?
2DY është një kompani me bazë të fortë familjare dhe me përvojë shumëvjeçare në fushën e përpunimit të metaleve. E themeluar zyrtarisht në vitin 2020, 2DY përfaqëson vazhdimësinë e kompanisë 2DY sh.p.k., duke trashëguar përkushtimin, profesionalizmin dhe traditën e ndërtuar ndër vite nga brezi paraprak.
Me kalimin e viteve, 2DY është zhvilluar në një kompani shumëdisiplinore, duke zgjeruar fushat e saj të veprimtarisë.
- Projektim arkitektonik dhe inxhinierik
- Zhvillim projektesh ndërtimi
- Këshillim teknik profesional
- Mbikëqyrje punimesh ndërtimore
- Rinovim objektesh biznesi dhe banesash
Synimi ynë është të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme, funksionale dhe bashkëkohore, duke kombinuar përvojën tradicionale në përpunimin e metaleve me qasjen moderne në arkitekturë dhe inxhinieri.
Misioni ynë
Misioni ynë
Misioni i kompanisë 2DY është të ofrojë zgjidhje profesionale, të qëndrueshme dhe të përshtatura për klientin në projektim, përpunim metalesh, mbikëqyrje dhe rinovim. Përmes përkushtimit ndaj cilësisë, efektshmërisë dhe risive, synojmë të ndërtojmë mjedise funksionale dhe estetike që u shërbejnë nevojave të klientëve tanë, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë të biznesit. 2DY angazhohet të jetë një partner i besueshëm që sjell vlerë në çdo projekt, duke u mbështetur në përvojën shumëvjeçare.
Njerëzit
Le ta nisim.
Na dërgo një përshkrim të shkurtër: çfarë kërkon, përmasat, fotografitë ose vendndodhjen dhe afatin.
Nis një projekt