MENAXHIM PROJEKTESH
Koordinim dhe kontroll i projekteve — nga planifikimi te dorëzimi final.
Menaxhim i projekteve
Ne menaxhojmë projekte të vogla dhe të mesme duke siguruar planifikim të qartë, koordinim efikas dhe kontroll të plotë në çdo fazë. Çdo projekt fillon me një plan pune të detajuar, ku përcaktohen aktivitetet, afatet, burimet dhe përmasat ekonomike për të siguruar ekzekutim të organizuar dhe pa pengesa. Koordinojmë ekipet e ndryshme arkitektë, inxhinierë, kontraktorë dhe furnizues duke siguruar komunikim transparent dhe respektim të afateve në çdo etapë. Monitorojmë përparimin e punës përmes inspeksionesh të rregullta, raportim progresi dhe zgjidhje të shpejtë të çdo problemi që lind. Menaxhojmë buxhetin e projektit me kujdes, duke ndjekur kostot aktuale ndaj vlerësimt të planifikuar, dhe informojmë klientët me transparencë rreth çdo ndryshimi ose kosto shtesë. Sigurimi i cilësisë është prioritet ynë kontrollojmë çdo punë sipas standardeve të miratuar dhe specifikacioneve teknike. Rezultati është projekte të dorëzuara në kohë, brenda buxhetit dhe me cilësinë e pritur, përvojë e qetë për klientin nga faza e planifikimit deri te çelja e derës.
- Plan pune të detajuar
- Koordinim ekipesh & kontraktorësh
- Raportim & kontroll cilësie
Kontakt
Na dërgo një përshkrim të shkurtër (çfarë kërkon, dimensione/foto, lokacion, afat).
- FADIL REXHAJ
- fadilrexhaj.b.i@gmail.com
- +38348140354
